Pas YouTube dhe Twitter edhe Facebook është gati të zbresë në fushë me një televizion të tij, duke sfiduar kolosët si Netflix, Hulu e Amazon. Rrjeti social po punon për të sjellë në 24 orë të ditës, show të prodhuara nga vet ai duke ruajtur origjinalitetin.

 

Të gjitha këto do transmetohen në streaming në platformën e Facebook, për një potencial përdoruesish në të gjithë botën, që tashmë ka arritur numrin më pak se 2 miliardë persona. Facebook-TV do të duhet të debutojë nga mesi i muajti gusht, Shkruan TechSot.

 

Platforma është duke punuar mbi prodhimin e programeve të një cilësie të lartë, e krahasueshme sipas burimeve të Business Insider, me seri të famshme për nga shikueshmëria si House of Cards e Scandal.

 

Por nuk do mungojnë dhe produksionet e vogla. Facebook, psh ka ndezur dritën jeshile për një program të Conde Nast Entertainment që propozon disa episode romentike mes njerëzve fillimisht në realitetin virtual, dhe më pas në jetën reale.

 

Objektivi i rrjetit social është të mos lejojë terren për rivalin Snapchat, me vëmendjen e të rinjve. Edhe Snap në fakt, sipas burimeve të brendshme, ka nënshkruar marrëveshje me producentë për të seri të reja teelvizive përmes aplikacionit të tij. Sipas TechSot, ka firmosur me broadcaster të kalibrit të BBC dhe ESPN.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *