Twitter dhe Facebook kanë akuzuar qeverinë kineze se po mbështesin një fushatë të mediave sociale për të diskredituar lëvizjen pro-demokracisë së Hong Kongut dhe për të nxitur mosmarrëveshje politike. Gjigandët amerikanë të teknologjisë njoftuan se kishin pezulluar gati 1.000 llogari aktive të lidhura me fushatën, ndërsa Twitter tha se kishte mbyllur rreth 200,000 të tjera.

 

Sipas Facebook, disa nga postimet në llogarite që u bllokuan, i krahasonin protestuesit në Hong Kong me terroristët, duke thënë se ata kishin planifikuar të vrisnin njerëz.

 

Hong Kongu, një vend gjysmë-autonom dhe një nga qendrat më të rëndësishme financiare në botë, është zhytur ne një krize politike të pashembullt.

 

Në fundjavën e 11-të të protestave, rreth 1.7 milionë njerëz marshuan paqësisht duke bërë thirrje për mbrojtjen e parimeve demokratike. Kina ka rënë nën një presion të përsëritur nga Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A. për të shmangur një goditje të dhunshme ndaj protestuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *