E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

FA vijon punën për nxjerrjen e ujit nga banesat në Durrës

Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen aktualisht në zonën e ish-Kënetës, në qytetin e Durrësit, ku po vazhdojnë punën për largimin e ujit nga banesat e qytetarëve.

Në terren ndodhen mjetet e FA-së dhe pompat, të cilat vijojnë të tërheqin ujin që ka pushtuar banesat pas shirave me intensitet të lartë që kanë rënë gjatë 48 orëve të fundit.

Kujtojmë se reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente në të gjithë territorin, ndërsa situata më e rënduar mbetet në jug të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë