Chelsea është gjysemfinalisti i katërt i Fa Cup. Ne Stamford Bridge, blutë e Londrës munden Manchestesr United 1-0, nje rezultat mese i mjaftueshëm per te vazhduar me tej, ndërsa edhe nje here tekniku Konte fitoi sfidën me Murinjon. Nje pjese e pare e jashtëzakonshme ku rastin  e pare e patën te zotet e shtëpisë ne minutën e 16 me De Gea qe neutralizoi ne dy raste Hazard dhe Cahill. Ne minutën e 35 Episidoi qe vendosi edhe fatin e takimit. Herrera i ndëshkuar me te verdhe me pare, beri një tjetër ndërhyrje ndaj belgut Hazard, duke lëne skuadrën e tij me nje lojtar me pak. Sfida u be mjaft e nxehte edhe ne pankine kur 4 minuta nga fundi i pjesës se pare pas nje ndërhyrje te Valencia ne dem te Marcos Alonso, gjyqtari i katërt e pa veten ne mes te ulërimave te dy trajnerëve Murinjo dhe Conte. Inferioriteti numerik dhe per me tepër skualifikimi i Ibrahimovic duket se ndikuan te Manchester United qe nuk arriti te përballonte skuadrën kundërshtare, e cila ne minutën e 51 gjeti rrjetën me Kante, duke mposhtur De Gea. Djajtë e kuq u munduan te reagonin, por 8 minuta me vone Rashford nuk arriti te barazonte shifrat ne nje pritje fantastike te Kurtua. Ne fundin e takimit vendasit mund te kishin dyfishuar shifrat me Fabregas. Përfundimisht Celsi ne gjysmëfinale dhe tashme ëndrra per te realizuar triumfin kampionat dhe kupe është me afër se kurrë. Takimi i radhës kundër Totenhem, ndërsa sfida tjetër është mes arsenal dhe Mancheste City.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *