E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Evropa financime për shëndetësinë/ Rritet numri i viktimave në disa vende

Një tjetër bilanc tragjik të viktimave regjistroi Franca ne 24 orët e fundit. 753 persona humbën jetën nga koronavirusi duke e rritur në 17.920 numrin total të viktimave, ndërsa ai i të prekurve është rritur në 165.

Edhe Spanja regjistroi këtë të premte një shifër të lartë të viktimave nga Covid 19. 585 persona humbën jetën duke e rritur numrin e viktimave në total në 19.478, ndërsa a ii të prekurve është rritur në 188 mijë.

Reklamë

Në fillim të javës Spanja hapi disa sektorë të punës t’i rikthehen normalitetit, por ministri i Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes më të madh në lehtësimin e masave të tjera.

Ndërsa këshilltarët e kryeministrit Pedro Sanchez sugjerojnë për mediat spanjolle se plani për hapjen e shkollave, do të ishte një hap me rrist të madh në rrethanat aktuale.

Belgjika shënoi 24 orët e fundit rritje të numrit të viktimave.5,163 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, duke ia kaluar edhe Gjermanisë. Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan se numri i viktimave orët e fundit e kaloi shifrën 4 mijë. 

Një ditë më parë, qeveria e kancelares Angela Merkel dhe shtetet federale ranë dakord për zgjatjen e masave të bllokimit deri më 3 maj. Në Britaninë e Madhe numri i viktimave i ka kaluar 13.700 ndërsa I të prekurve në 103 mijë.


Në një situatë të tillë parlamenti europian synon te mireatoje nje qendrim te unifikuar  per reagimi ndaj pasojave të Covid 19, qe parashikon 3 miliardë eurov mbështetje financiare për sistemin e kujdesit shëndetësor në vendet më të goditura nga pandemia si dhe rishikimin e buxhetit për vitin 2020.   

EUROPA FINANCIME PER SHENDETESINE

RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NE DISA VENDE

Vazhdo të lexosh

Reklamë