Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në...

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj:...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar?...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka...

Gabimi im më i madh si deputet i PS,...

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e vjetër në...

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen mbi 1...

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri që mori...

A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në protestë? Surprizon...

Tensionet para Kuvendit, reagon sërish Rama: Përkallëzimi në dhunë...

Koment/ Evropa do të pendohet që po i shet kaq lirë vlerat e saj

Nga Mihir Sharma
Analist
25 Dhjetor 19:31

Ne jo-evropianët priremi të mësojmë shumë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian në lidhje me “vlerat evropiane”. Ne gjithmonë kemi besuar se ata ishin të sinqertë në mbrojtjen që i bënin atyre. Një kontinent kaq i shkatërruar nga luftërat shkatërruese, që kishte arritur një lloj pajtimi nga rrënojat, e kuptoi se një union ishte më shumë sesa buxhetet, apo transferimet e fondeve dhe rregulloret.

Se ai nënkuptonte krijimin e një lloj solidariteti që kapërcente ndarjet etnik dhe kombëtare, dhe mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve, jo evropiane, por universale. Ky besim tek themeli i vlerave të BE-së nisi të dobësohej vitet e fundit, me rritjen në sondazhe të populistëve të ekstremit të djathtë.

Dhe u shemb, kur liderët e BE-së u përballën me veprimet e udhëheqësve të Hungarisë në Poloni,dy vende që po të mos ndodheshin gjeografikisht në Evropë, do të ishin bërë objekt i shumë kritikave nga diplomatët evropianë si autokraci të botës së tretë.

Udhëheqësit jo-liberalë hungarezë dhe polakë, e konsoliduan pushtetin e tyre teksa minuan institucionet e pavarura. Ata e bënin këtë edhe kur qeveritë e tyre merrnin fonde nga pjesa tjetër e BE. Ndaj u pa si një hap i duhur edhe pse i vonuar në kohë,kur BE vendosi në nëntor të kushtëzonte financimet e mëtejshme për këto vende,duke kërkuar respektimin e ligjit nga qeveritë përkatëse.

Marrëveshja që arritën udhëheqësit evropianë javën e kaluar, duhet të ishte një hap i madh përpara. Bashkimi Evropian i ka vendosur vetes një objektiv edhe më ambicioz në raport me ndryshime klimatike:uljen me të paktën 55 për qind të emetimeve karbonike në atmosferë.

Një fond i rimëkëmbjes nga pandemia prej 750 miliardë eurosh do të dërgojë direkt para tek vendet më të goditura anëtare. Ai financohet nga huatë e marra nga vetë Komisioni Evropian. Marrëveshja përfaqëson një tjetër kompromis kaotik, por gjithashtu është një hap drejt transferimeve të duhura fiskale brenda Bashkimit Evropian.

Mjerisht, çmimi i këtij kompromisi – në shtyrjen e zbatimit të kriterit për sundimin e ligjit – mund të ketë qenë shumë e lartë. Udhëheqësit e Evropës nuk duhet të plotësonin tekat e Hungarisë dhe Polonisë. Tani, në momentin më vendimtar, ata e kanë shtyrë për më vonë llogaridhënien mbi shkeljet e përsëritura të Budapestit dhe Varshavës.

Financieri liberal Xhorxh Soros – shënjestra kryesore e populistëve hungarezë – e quajti marrëveshjen si “më të keqen nga të gjitha skenarët e mundshëm”. Siç e thekson saktësisht Soros, ajo e trajton sfidën e populistëve si “një qëndrim të ligjshëm politik, që meriton njohje”.

Nëse Evropa synon të bashkohet në bazë të vlerave liberale, atëherë ata që i sulmojnë ato vlera dhe që përqafojnë jo-liberalizmin, nuk mund të trajtohen nga partnerët e tyre sikur kanë argumente po aq të ligjshme. Qofshin aleancë apo federatë, çdo grup qeveritarësh duhet të jetë në gjendje që t’i disiplinojë anëtarët që kryejnë shkelje flagrante dhe në mënyrë të përsëritur të vlerave të saj.

A e kanë kaluar apo jo vijën e kuqe liderët e Hungarisë dhe Polonisë? A e dimë nëse ekziston një vijë e kuqe për ta, apo cilido populist mund të marrë nën kontrollin e tij të plotë një shtet anëtar të BE?Nëse ka një leksion nga dekada e kaluar, është se nuk mund të bëhen kompromise me populistët jo-liberalë,apo t’u japësh atyre para pa fund me shpresën se do të zbusin qasjen e tyre anti-liberale.

Në planin afatgjatë, dështimi i Evropës për t’u përballur si duhet me Hungarinë dhe Poloninë, mund të dëshmohet si shumë i dëmshëm për imazhin e BE-së në botë, madje më shumë se sa Brexit. Largimi i një anëtari të pakënaqur, e lë një union më të fortë. Por lejimi i një apo më shumë anëtarëve që të përmbysin unionin nga brenda,vetëm sa e bën atë më të dobët.

Do të ishte tragjike, nëse ky kompromis buxhetor do të rezultonte të ishte veprimi i fundit i kancelares gjermane Angela Merkel, si udhëheqëse e papranuar zyrtarisht e Evropës. Historianët e ardhshëm do të pyesin se cili ishte vizioni i saj për kontinentin. A ishte një vizion pragmatik, i fokusuar tek ndërtimi i lidhjeve përmes tregtisë dhe transfertave financiare?

Nëse është kështu, politikania më e madhe evropiane e brezit të saj do të ketë dënuar rëndë Bashkimin Evropian. Tek e fundit, Evropa nuk ka ushtri. Ajo nuk është superfuqi në asnjë fushë përveç njërës, në atë të rregullave. Nëse në fakt, Evropa nuk ka më vlera për të ndarë dhe përhapur nëpër botë, atëherë ajo nuk është superfuqi në asgjë. Dhe mund të mos jetë më në të ardhmen një union. / “Bloomberg” – Bota.al

Autor:Nga Mihir Sharma

Posted Under:
Bota Opinion Politike
Tagged:
BE etni Evropa kombe pendim Vlera

Nga e njëjta kategori

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në Holandë

më shumë...

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj: Ja e vetmja gjë që i vlerësoj!

më shumë...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar? Ish-deputeti zbardh detaje

më shumë...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka zëvendësues të Edi Ramës!

më shumë...

One thought on “Koment/ Evropa do të pendohet që po i shet kaq lirë vlerat e saj”

  1. Selman Dervishi-Mani,USA. poet says:
    February 6, 2021 at 9:55 pm

    HEU,EUROPA DO TË PENDOHEJ QË PO I SHELË KAQ LIRË VLERAT E SAJ; EU U ROPA,DO TË
    TËRBOHEJ,QË PO I SHKETË KAQ NXIRË NDJERAT HË VAJ!! HOMERI SHQIPTAR-GJERGJ FISHTA:
    -EU EUROPË,TI KURVA E MOTIT;A KËSHTU QENKA DREJTSIA-DREJTËZIA E ZOTIT,E KOTIT; QË
    PËR HATËR RË RUSISË, DUKE UA FALUR PA U NDALUR, TROJET TERË SHQIPTARISË;AHIII ORE,
    DUKE NA SHKATËRRUAR,SHPARTALLUAR,TERË POPULLKOMBIN NËN RROKULLKOBIN,KOR-
    BIN,QË SHKRIPKAVRRISË; OUUU, TERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRISË,ORE HEEJ,
    PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË; ËËËH,TË MBARË SHQIPTARISË!!. TË FALA MANI,USA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:46

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480...

10:25

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli,...

10:16

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë...

10:05

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në...

9:52

Gabimi im më i madh si deputet...

9:46

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e...

9:33

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen...

9:31

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri...

9:18

A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në...

9:13

Ndryshojnë kriteret për mësuesinë, ja sa duhet...

8:56

Tensionet para Kuvendit, reagon sërish Rama: Përkallëzimi...

8:54

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen tre persona,...

8:48

Protesta në Shqipëri, ambasada e SHBA thirrje...

8:24

E rëndë në SHBA, 62-vjeçari vritet për...

8:20

Studim: Stresi kronik mund të ndihmojë sëmundjen...

7:56

Irani: Devijimi i anijeve në Ngushticën e...

7:50

Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4...

7:24

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi...

7:04

Protestat para Kryeministrisë, Rama për DW: Nuk...

6:34

Sinjalet që tregojnë se rutina juaj e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.