Nën këto qiej të kuq mijëra zjarrfikës po luftojnë me flakët vdekjeprurëse që kanë mbërthyer Greqinë fqinje prej shtatë ditësh tashmë. Edhe banorët i janë bashkuar forcave të ushtrisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Ishulli i dytë më i madh po shkrumbohet ndërsa mijëra banorë janë evakuuar me tragete.Dëshmitë që vijnë nga Evia janë rrënqethëse.

 

“Ne po jetojmë një horror për më shumë se një javë, duket si një film por fatkeqësisht nuk është, po e jetojmë realisht dhe nuk e dimë se kur do të mbarojë.”

Banorët dhe zyrtarët lokalë janë ankuar duke thënë se nuk ishte dërguar ndihmë e mjaftueshme për të shuar zjarret.

“Nuk patëm ndihmë, vetëm dy helikopterë erdhën [për të shuar zjarret por ata nuk mund të bënin asgjë, nuk patëm zjarrfikës as mjete, asgjë, u lamë në mëshitrë të fatit.”

 

“Nuk ka mbetur asgjë nga shtëpitë dhe pronat tona, asgjë. Fshatrat u dogjën.”

 

Kryetari i qytetit Istiaia në ishullin Evia, Giannis Kontzias, tha për mediat lokale se, tashmë është shumë vonë, zona është shkatërruar.Sipas Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit dhe Pyjeve rreth 57 mijë hektarë tokë janë djegur në Greqi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *