E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Evazion fiskal në turizëm, ndërtim e hidrokarbure, 4 të arrestuar, të tjerë në kërkim

Katër shtetas për të cilet ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” janë arrestuar në kuadër të operacioni policor “Informaliteti 2”.

Shtetasit e arrestuar janë:  A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Reklamë

Operacioni është kryer në kuadër të planit të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

Vazhdo të lexosh

Reklamë