E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Evakuohen mes errësirës banorët e një tjetër fshati në Gjirokastër

Pas fshatit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, janë evakuuar edhe banorët në “Arshi Lengo”.

 

Ushtria dhe policia po largojnë banorët nga shtëpitë e tyre mes errësirës, pasi situata vijon të përkeqësohet nga zjarri.

 

Gjatë pasdites së sotme, në fshatin “Asim Zeneli” u regjistrua viktima e parë nga flakët, ku humbi jetën 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ndërsa u plagos rëndë si pasojë e zjarrit bashkëshortja e tij T.H., e cila u nis me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë