Pas vonesave që u pasuan me të tjera situata kaotike në aeroportin e Kabulit, ushtria amerikane ka rinisur evakuimin e personave që duan të largohen nga Afganistani. Thirrjet për ndihmë sa vijnë e shtohen ndërsa talebanët kanë pushtuar cdo rrugë të kryeqytetit.

Bashkëthemeluesi i grupit militant, Mulla Abdul Ghani Baradar ka mbërritur në Kabul duke u bashkuar në bisedimet për krijimin e një qeverie të re.

Ndërkohë luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit rimorën të premten tre rrethe veriore, vetëm disa ditë pasi grupi militant vendosi kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit.

Ndërkohë, udhëheqësit talebanë kanë zhvilluar bisedime me ish-rivalët afganë në Kabul me premtimin se po përpiqen të formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse islamike për të drejtuar vendin e shkatërruar nga konfliktet.

Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare i kanë paralajmëruar taleanët se në qoftë se nuk përpiqen për një qeverisje gjithëpërfshirëse, vetëm do të zgjasin luftën civile në Afganistan dhe se vendet e tjera nuk do ta njohin një qeveri të tillë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *