Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Erdogan: Turqia është aktore kryesore në zgjidhjen e krizave...

Macron për marrëveshjen SHBA-Iran: Nuk jam i sigurt nëse...

Mot ekstrem në SHBA, tornadoja merr gjithçka para

Rama nga Rinasi: Objektivi ynë, të kemi linjën direkte...

Eurostat/ 234 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE, që nga 2008

29 Shtator 08:31

Që nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE), sipas statistikave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

Gjermania është vendi kryesor ku janë drejtuar ata që ikin në kërkim të një jete më të mirë. Sipas Eurostat, kërkesat gjithsej për azil në Gjermani për periudhën në fjalë ishin rreth 95 mijë, ose rreth 40% e totalit.

Shteti i dytë më i preferuar është Franca, me rreth 63 mijë kërkesa gjithsej për azil, ose 26% e totalit.

Më pas renditet Mbretëria e Bashkuar, me 21 mijë kërkesa gjithsej (rreth 9%). Për Mbretërinë e Bashkuar të dhënat janë raportuar deri në fund të vitit 2020.

E katërta është Greqia, me 16.5 mijë kërkesa (7%), e ndjekur nga Suedia, me 4.5% të totalit.

Sipas viteve, numri më i madh i aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare (azil) është shënuar në vitin 2016, me gati 69 mijë, ku gati 80% kishin destinacion Gjermaninë. Vitet e mëvonshme, aplikimet u përgjysmuan, ndërsa në 2019-n u shënua një tendencë rritëse e lehtë (shiko grafikun: Kërkesat për azil në BE nga shtetas shqiptarë, sipas viteve).

Nga viti 2017, vëmendja u zhvendos nga Gjermania drejt Francës, që në 2019-n kishte gati gjysmën e kërkesave.

Në 2020-n, pandemia i frenoi përkohësisht aplikimet, për shkak të karantinave dhe kufizimeve të udhëtimeve, por nuk i ndali tërësisht.

Ndërsa në verën e këtij viti po konstatohet sërish rritje e kërkesave për azil, ndonëse ende mbetet poshtë niveleve të para-pandemisë.

Sipas Eurostat, në korrik 2021 kishte 735 kërkesa për azil nga Shqipëria, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, me rritje prej 24% në krahasim me muajin e mëparshëm. Shifra mund të ketë edhe më e lartë, pasi për korrikun nuk kanë raportuar ende të gjitha shtetet.

Gjithsesi, në raport me janarin 2020, kur nuk kishte filluar ende pandemia, kërkesat për azil mbeten pothuajse të përgjysmuara.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët vijojnë që të kenë vrullin më të lartë për t’u larguar, duke pasur në qershor trefishin e kërkesave të Serbisë, që renditet e dyta pas nesh (shih grafikun: Kërkesat për azil nga vendet e rajonit, janar 2020-qershor 2021).

Eurostat bëri të ditur se këtë vit dy shtetet më të preferuara nga azilantët janë Franca, që ka parë një rritje të fortë në korrik, me 650 kërkesa, nga 270 muajin e mëparshëm. Ndërsa në qershor, pas Francës renditej Greqia, me 165 kërkesa (ky shtet nuk ka raportuar ende për korrikun)./ Monitor

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Azil Eurostat shqiptare

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

më shumë...

Rama nga Rinasi: Objektivi ynë, të kemi linjën direkte me SHBA-në dhe portat digjitale

më shumë...

Nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë, inaugurohet lidhja e re ajrore Shqipëri-Kanada

më shumë...

Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i Kolonjës, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 11 të tjerë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

5:38

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:20

Erdogan: Turqia është aktore kryesore në zgjidhjen...

5:12

Macron për marrëveshjen SHBA-Iran: Nuk jam i...

5:03

Mot ekstrem në SHBA, tornadoja merr gjithçka...

4:43

Rama nga Rinasi: Objektivi ynë, të kemi...

4:26

Zyrtarët amerikanë: Izraeli dhe Hezbollah arrijnë armëpushimin

4:26

Nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë,...

4:05

Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i...

3:40

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi...

3:36

Dita e 19-të e tubimit në Tiranë,...

3:29

Plagoset me thikë një person në Tiranë

3:25

“Skandal me hotelin Zig-Zag”, Berisha: Isa Aliu...

3:05

Dy vajzat e mitura u mbytën në...

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kolegëve...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.