Në të gjitha vendet e Europës, qeveritë po konsiderojnë lehtësimin e masave kufizuese për të ndihmuar ekonominë, por ndërkohë numri i viktimave nga Covid-19 në kontinent i ka kaluar 100 mijë.

Në Italinë fqinje qeveria Conte ka ngritur një grup ekspertësh që do të vlerësojnë fazën e dytë të rimëkëmbjes graduale  por kreu i ekzekutivit ka theksuar se vendi do të qëndrojë i izoluar deri në datë 4 maj.

Plani kombëtar synon rimëkëmbjen e një pjese të madhe të aktiviteteve prodhuese në kushte të sigurisë maksimale.  Qytetarët po qëndrojnë në shtëpi, ndërsa pas mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sigurisë, edhe vullnetarët po lujanë një rol të madh duke ndihmuar të moshuarti me ushqime.

Ndërkohë në Spanjë, fëmijët do të lejohen që të dalin nga shtëpitë e tyre pas 5 javë izolimi. Koalicioni Spanjoll për të Drejtat e Fëmijëve ka paralajmëruar probleme shëndetësore mendore dhe fizike për të vegjlit si rezultat i masave kufizuese. Një nga spitalet më të mëdha të improvizuara në Madrid u mbyll pasi numri i pacientëve ka rënë ndjeshëm.

Vendet nordike kanë lehtësuar dukshëm kufizimet ndërsa strategjia e ndjekur në Suedi duket se ka funkisonuar pasi numri i viktimave dhe të infektuarve ëhstë më i ulët sesa në vendet fqinje. Suedia ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 50 njerëz, shkollat kanë qëndruar të hapura ndërsa vetëm të moshuarit janë detyrurar të qëndrojnë në shtëpi. Ndërkohë në Gjermani kun numërohen 4500 viktima dhe 145 mijë të infektuar, disa qytetarë kanë protestuar kundër masave kufizuese që kanë paralizuar bizneset. Ndërsa në Francë ka filluar testimi në masë në disa klinika dhe laboratorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *