Europa po mer frymë pas betejës së ashpër me coronavirusin. Disa vende kanë nisur kete te hene lehtësimin e masave të izolimit, por në të njejtën kohë kanë rritur edhe numrin e testimeve dhe gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar.  Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka beret e ditur se do të lehtësojë masat e izolimit duke nisur nga 4 maji, por distancimi social dhe mbajtja e maskave do të mbetet për një kohë të gjatë.Gjaët një deklarate para mediave, Conte njoftoi se baret dhe restorantet nuk do të rihapen deri në një njotim të dytë, po ashtu edhe fëmijët nuk do të rikthehen në shkolla të paktën para shtatorit.


GIUSEPPE CONTE


KRYEMINISTER I ITALISE


“Vendi nuk është ende në gjendje të rivendosë lirinë e plotë të lëvizjes, por ne po studiojmë një relaksim të kufizimeve aktuale. Sjellja e përgjegjshme për secilin nga ne do të jetë themelore: nuk duhet të afrohemi kurrë me njëri-tjetrin. Mbani distancën shoqërore ose ndryshe kurba e infeksionit do të rritet. Nëse e doni Italinë mbani distance. Rimëkëmbja e vendit është në top axhendën e qeverisë tonë.”

Ndërsa Italia po bëhët gati të hyje në “fazën e 2” të lehtësimit, tashmë qytetaret mund të vizitojnë të afërmit e tyre. 

Po ashtu është parashikuar hapja e parqeve publike për aktivitetet private sportive. Muzetë po ashtu do të rihapen por duke respektuar masat. Edhe dyqanet  do te rinisin aktivitetin nga 18 maji, ndërsa parukierët dhe berberët duhet të presin 1 qershorin, e së bashku me to, edhe baret dhe restorantet.

Në Itali mbi 26 mijë njerëz kane humbur betejën me sëmundjen, dhe numri i të infektuarve ka arritur mbi 197 mijë.

Edhe Spanja, vendi i 2 më i goditur nga pandemia në Europë, për herë të parë pas 6 javësh, ka vendosur të heqë kufizimet për fëmijët. Ndërsa për të gjithë qytetarët, lavizja e lire do të nisë nga java e ardhshme. 

Të martën qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez pritet të publikojë planin e rihapjes.

Zvicra ndërkohë ka hapur kete te hene dyert e shkollave dhe një pjese të dyqaneve. Në Gjermani, vendi po planifikon të prodhojë miliona maska, pasi ato janë bërë të detyrueshme për të shmangur rrezikun nga koronavirusi. 

Qeveria franceze do të njoftojë detajet e planit të saj për të lehtësuar kufizimet në të gjithë vendin duke nisur nga 11 maji. Ato përfshijnë rihapjen me faza të shkollave të martën. Propozimet do t’i prezantohen Asamblesë Kombëtare dhe më pas pritet të votohen nga deputetët.

Në Britaninë e Madhe, vendi i cili nuk e ka marrë ende në konsideratë rihapjen, autoritetet njoftuan se planifikon të vijojë testimet në masë deri në fund të muajit.

Një zhvillim pozitiv ne kete vend është rikthimin në krye të detyrës, I kryeministrit Boris Johnson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *