Shorti i Europa League i hedhur ne Nyon te Zvicres ka rezultuar shumë i fortë për ekipet shqiptare.

Kështu Kukësi do të luajë kundër gjermanëve të Volfsburg ndërsa Teuta do të ketë përballë spanjollet e Granadës.

 Laçi, një tjetër ekip i kualifikuar për në turin e dytë do të ketë përballë skuadrën e Hapoel Ber Sheva teksa ne leter vetem kurbinasit duhet te kenaqen dhe te luajne fort shanset e tyre per kualifikim.

Ky short u prit me një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë, pasi thuajse si kurrë më parë arritën që të kualifikoheshin më tej të gjitha ekipet e Superiores.

Sakaq sa i takon skuadrave të tjera shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,  Drita e Gjilanit do të luajë kundër Astana, skuadër nga Kazakistani.

Renova do të luajë kundër Hajduk Split të Kroacisë, ndërsa Shkëndija e Tetovës kundër Botoshanit të Rumanisë.

Ndeshjet do te vazhdojne te luhen sipas formatit me sfide te vetme ne daten 17 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *