Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën:...

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist...

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për protestën: Politikanët...

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin partive, por...

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të,...

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari goditet...

Europa Juglindore: A është koha e duhur për të implementuar euron?

5 Qershor 18:19

Kriza financiare dhe ajo greke e tronditën valutën e përbashkët europiane. Për të penguar skenarë të tillë në të ardhmen, zgjerimi i planifikuar i eurozonës po vërehet më me vëmendje.

 

Sipas marrëveshjeve europiane si Komisioni Europian ashtu edhe Banka Qendrore Europiane po verifikojnë, se sa i përmbushin kriteret e vendosura shtetet që duan të hyjnë në eurozonë. Aktualisht asnjë nga vendet kandidate, Bullgaria, Çekia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania e Suedia nuk i plotësojnë kushtet. Por debati aktual brenda eurozonës të le të kuptosh, se ka edhe shtete anëtare të saj që nuk i plotësojnë kriteret. Pierre Moscovici, eurokomisioneri i BE për financat e përmbledh kështu: “Problemi i eurozonës sot është se nuk kujdeset për konvergjencën si duhet mes shteteve anëtare”, tha ai në prezantimin e planeve të reja për reformat në eurozonë.

 

Deri në vitin 2025 duhet sipas Moscovicit të jenë bërë pjesë e euros të gjitha vendet e BE. Kjo tingëllon qetësuese për vendet aspiruese, që shpresojnë nga reformat e reja edhe ndihma për aderimin në eurozonë. Edhe pse aderimi nuk po ecën sipas planit dhe debatet në vendet përkatëse janë të forta, objektivi nuk ka ndryshuar. Edhe pse në tre vende juglindore, përkrahja ka rënë.

 

Bullgaria shpreson në ndihmën gjermane

 

“Kjo temë është shumë e rëndësishme për vendin tonë” thotë ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva në bisedë me DW. Vendi i saj është një nga të paktët që i përmbush kriteret e ashtuquajtura të konvergjencës. Qëllimi i qeverisë në Sofje është që deri në vitin 2018 të kalojë “në dhomën e pritjes” të eurozonës, në të ashtuquajturin “Mekanizmi i ndryshimit të kursit- II”. Një pjesëmarrje në këtë mekanizëm të paktën dy vjet e pa probleme është një nga kriteret e konvergjencës. Bullgaria shpreson në ndihmën e Gjermanisë, tha Sacharieva në vizitën e saj në Berlin.

 

Rumania pret

 

Ndërsa Rumania ka hequr dorë zyrtarisht nga qëllimi që të anëtarësohej deri në vitin 2019. Kreu i qeverisë rumune, Sorin Grindeanu deklaroi, se krahas konvergjencës monetare duhet siguruar edhe ajo e rrogave. “Kalimi në euro mund të bëhet, nëse të ardhurat në Rumani janë të krahasueshme me ato të vendeve të BE.”

 

Profesori rumun i ekonomisë dhe ish-ministër i Financave, Daniel Daianu nuk i shikon problemet rumune thjesht në hendekun e të ardhurave, por në zhvillimin strukturor të këtyre vendeve. “Hendeku mes veriut dhe jugut të eurozonës tregon qartë, se janë të nevojshme reforma urgjente.” Ai paralajmëron nga anëtarësimi i Rumanisë e shton se “qëndrimet politike e gjeopolitike mund ta përshpejtojnë këtë anëtarësim. Por nuk duhen lënë asnjëherë mënjanë faktorët ekonomikë.” Do të ishte naive, shprehet ai, të mendosh se eurozona gjeneron automatikisht zhvillim ekonomik dhe institucional.

 

Kroacia me probleme

 

Ndërsa sipas kreut të Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vujcic Kroacia duhet të anëtarësohet sa më shpejt në eurozonë. Si anëtarja më e re e BE, Kroacia dëshiron të futet brenda një 5-vjeçari pas anëtarësimit në eurozonë. Por shifrat, sidomos ato të deficitit buxhetor (mbi 3%) dhe borxhit shtetëror (80% e prodhimit të brendshëm bruto) flasin kundër një aderimi të shpejtë të Kroacisë. Nuk mund të thuhet saktë, se kur do të zgjerohet eurozona me vende të tjera, por një gjë është bërë e qartë: Për sa kohë që ndryshimet ekonomike mes vendeve të eurozonës ende janë shkak për shqetësime, nuk duket se hyrja në valutën e përbashkët është një hap pozitiv për vendet që presin. Nuk është e mirë për eurozonën dhe për vetë këto vende. / Deutsche Welle

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
Euro Europa Juglindore

Nga e njëjta kategori

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç: Deklarata e ministres nuk pasqyron vullnetin tim dhe as politikën e Serbisë

më shumë...

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten

më shumë...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt BE garancia për një Bosnjë-Hercegovinën

më shumë...

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

8:43

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive...

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

5:05

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës,...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.