Europa duket e ndarë dhe me shumë dilema sa I takon rinisjes së futbollit. Vendimi I fundit i qeverisë franceze për të mbyllur përfundimisht sezonin para kohe mund të ketë një efekt domino edhe në vende me kampionate të tjera të rëndësishme në kontinentin e vjeter. Sidomos në Itali, aty gjatë orëve të fundit ka një debat të ashpër në distancë mes klubeve që në shumicë janë pro rifllimit të kampionatit, kuptohet pa tifozë, dhe me rregulla strikte si dhe Ministrisë së Sportit që nuk është aspak e bindur për një gjë të tillë.

Madje ministry Vincenzo Spadafora ka hedhur pikëpyetje te mëdha për rinisje duke deklaruar se mund të ndiqet shembulli I Francës për të mos pasur më ndeshje deri në fund të muajit gusht.

“ Do të jetë komiteti teknik I eksperteve që do të na jepe indiciet e duhura nëse do të rikthehet futbolli dhe sported e tjera apo jo. Protokolli i rinisjes që na solli Liga e futbollit nuk ishte I mjaftueshëm për të na dhënë sigurine se shendeti I sportisteve, stafeve dhe organizatoreve do të jetë I garantuar. Nëse vendimi I Francës do të kthehet në linjë europiane, edhe ne do të ndiqnim të njëjtën rrugë”, u shpreh Spadafora.

Ndryshe në fakt po ndodh në Gjermani ku Merkel dhe Ok-in për rinisjen e kampionatit me jo më shumë se 300 pjesmarres për ndeshje, ashtu sikurse kishte bërë Anglia edhe më herët. Ndërsa Spanja vendosi që në maj të nisin stërvitjet e klubeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *