Subscribe

Shtatë eurodeputetë vijnë në Tiranë të mërkurën për t’u takuar me liderët politikë për të diskutuar përparimin e bërë në lidhje me negociatat me Bashkimin Europian përpara samitit të qershorit ku pritet çelja e negociatave.

 

Delegacioni kryesohet nga eurodeputeti estonez Tunne Kelam dhe përbëhet nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckestein, Cristian Preda nga Rumania, Huan Fernado Lopez Aguilar nga Spanja, Bas Belder nga Holanda, Ilhan Kyuchyk nga Bulgaria dhe Tamas Tamas Mexheriks nga Hungaria.

 

Anëtarët e komisionit të çështjeve të Parlamentit të komisionit europian  do të ekzaminojnë përparimin e reformave pasi kanë mbetur më pak se katër muaj përpara vlerësimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Më herët kryesuesi i delegacionit Tunne Kelam ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe kërkoi nga opozita shqiptare të ndalojë bojkotin parlamentar si dhe të ketë dialog me qeverinë.

 

“Dënojmë aktet e dhunës dhe i bëjmë apel opozitës të ndalojë bojkotin. Qeveria dhe opozita duhet menjëherë të përmirësojnë situatën nëpërmjet dialogut. Nuk ka kohë për të humbur deri në Samitin e qershorit në Bruksel, ku do të merren vendime për përgatitjen e Shqipërisë për negociata. Viti 2019 është vit shumë i rëndësishëm. Përshëndesim përparimin që është kryer deri më tani  dhe u bëjmë thirrje të gjitha forcave politik të bashkëpunojnë për realizimin e reformave të mbetura pa vonesa.”

 

Delegacioni i parlamentiteuropian do të takohet me liderët e mazhorancës dhe opozitës si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Gjithashtu i njëjti delegacion do të vizitojë dhe Maqedoninë e Veriut për të vlerësuar reformat e deritanishme për çeljen e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *