E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Euro vijon rrokullisjen; sot monedha europiane u këmbye me 102 lekë

Monedha europiane vijon të suprizojë në dobësimin e saj kundrejt lekut.

 

Reklamë

Pas një situate relativisht stabël në kufijtë e 104-105  lekëve, këtë të enjte euro në tregun valutor ka kapur nivelin 102 lekë.

 

Ky është niveli më i ulët që nga gushti i këtij viti. Vetëm në muajin e fundit kursi euro-lekë, ka rënë me 3.4%.

 

Prania me tepri e euros në treg së fundmi lidhet edhe me shitjen e energjisë elektrike nga korporata elektro-energjetike.

 

Festat e nëntorit kanë dhënë një tjetër impakt në shtimin e monedhës euro në vend.

 

Sikur të mos mjaftojë ky zhvlerësim, muaji dhjetor është koha kur çdo vit euro dobësohet më tej për shkak të rikthimit të emigrantëve në shtëpi për festa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë