Policia Kufitare ka vënë në pranga mëngjesin e kësaj të mërkure një shtetas 49-vjeçar, të cilit iu gjteën 70.900 euro në makinë të padeklaruara. Shtetasi me iniciale V. G. po udhëtonte me mjetin e tij në momentin që u ndal për kontroll nga policia kufitare dhe më pa iu gjet shuma e konsiderueshme, e cila më pas u sekuestrua.

“Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit”, njoftoi policia.

Po këtë të mërkurë, Policia Kufitare ka arrestuar edhe një 21-vjeçar. Ai akuzohet për “Trafikim të mjeteve motorike”. Gjatë kontrollit të ushtruar në doganë, forcat e policisë vunë re se 21-vjeçari kishte ndërhyrë në numrin e shasisë së makinës.

“Në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në pikat doganore,  me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve te imtësishme të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe Frontex-in, në dalje të RSH-së është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të markës Renault, me drejtues shtetasin shqiptar E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *