Subscribe

Monedha europiane po njeh rekorde të reja në këmbimin me lekun vendas, duke kapur një tjetër rekord historik. Këtë të mërkurë një euro arriti në kufijtë e 110.8 lekë, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë. Por a është ky një kurs normal këmbimi? Banka e Shqipërisë sqaron se pavarësisht dobësimit të euros, tregu është në normalitet.

 

“Sa i përket ndërhyrjes, Banka e Shqipërisë ka publikuar një skedul blerjeje, për të ndërhyrë në treg për efekt të rezervës valutore. Në momentin kur ka çrregullime në treg, pra kur agjentët nuk janë të gatshëm të blejnë apo sheshin, banka sheh mundësinë të ndërhyjë, por në kushtet që flasim tregu na duket se po funksionon në normalitet, ndaj do ti mbahemi skudulit tonë”, -sqaroi Marian Gjermeni, drejtor i departamentit të operacioneve monetare.

 

Banka e Shqipërisë argumenton se ajo që po ndodh në treg është efekt psikologjik. Individët dhe agjentët krijojnë pritshmëri se euro do të kapë nivele të tjera dhe i shtyjnë operacionet në një moment të mëvonshëm. Lidhur me këtë situatë, banka ka një sugjerim për qytetarët.

 

Ajo që rëndon më tepër është ana psikologjike, që njerzit krijojnë pritje për një normë të caktuar. Unë këshillojë që operatorët në treg të mos meren me pritje, por të vijojnë me veprimet e tyre. Nese dikush ka kërkesë për valutë, ska arsye për ta shtyrë atë për më vonë, sepse mund ti kthehet në boomerang.Kjo është mirë të mënjanohet. Pritjet mund të mos dalin dhe do të dilni me humbje-sqaron më tej Gjermeni

Por pse tregu po reflekton një tepricë të monedhës europine, duke sjellë këtë dobësim të euros. Banka e Shqipërisë jep disa nga arsyet.

 

Ajo që mund të them për momentin bilanci i pagesave ka qënë pozitiv për valutat, eksportet kanë qënë në trend më pozitiv sesa importet. Kemi patur investime të huaja më të rritura se një vit më parë. Korporata elektroenergjetike ka patur kërkesa më të ulta se cdo vit tjetër për importe. Kemi konvertime të kapitalit të bankave. Kemi rritje të të ardhurave nga minsitria e financave, sidomos nga kompanitë private të energjisë që konvertojnë valutë.

 

Një euro e dobët është një lajm i mirë, për të amortizuar efektet e inflacionit që vijnë nga tregu ndërkombëtarë. Pavarësisht këtij kursi, bizneset importuese nuk reflektojnë ulje të çmimeve, ndërkohë që ndodh e kundërta, teksa monedha forcohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *