Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 January 2026
Vizion fokus

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet e Austrisë!

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për...

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret babanë pse...

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione me policinë

Zhduket avioni me 11 persona në bord në Indonezi

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne u ringritëm

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon...

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali

Euro 2024/ Rama “parashikon” rezultatin: Uroj për herë të parë të mos fitojë Italia, lojtari që do doja te Shqipëria

15 Qershor 11:00

Kuqezinjtë janë sot në kërkim të një mrekullie ndaj Italisë. Shqipëria luan sonte në orën 21:00 në Dortmund sfidën e parë në kampionatin europian, një ndeshje me pritshmëri të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Fakti që përballë do të kemi kampionet e Europës n ë fuqi, si Italia, vend me të cilin kemi një lidhje të fortë, me një afeksion të madh edhe për futbollin e tij, e bën edhe më të veçantë ndeshjen e sotme.

Gjithashtu e veçantë kjo përballje është edhe për Kryeministrin Rama, i cili është deklaruar si një tifoz i flaktë i Juventusit por edhe i kombëtares italiane.

Lexo edhe :

Related Posts

Kanë “detin” kuqezi përballë, italianët i frikësohen Shqipërisë, Spalletti: Ata na njohin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për median italiane “Tutto Sport” ku është pyetur në lidhje me takimin e mbrëmjes së sotme, ku sipas tij ndeshja përfundon barazim.

Intervista:

Mirëmëngjes zoti Rama, Itali-Shqipëri vlen këtë herë për Kampionatin Europian. Çfarë efekti ka te ju?

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time, që dëshiroj që Italia të mos fitojë një ndeshje ne Kampionatin Europian. Por gjithsesi, mua do më pëlqente më mirë një barazim, i cili për kuqezinjtë tanë do ngjante si një fitore. E di që për “axurrët”, një barazim me Shqipërinë do ishte fillimi i një gjyqi ndaj Spaletit. Por, për fat të keq, Italisë nuk mund t’i uroj asgjë më shumë se një barazim”

Çfarë duhet të kemi frikë nga Shqipëria? Dhe, sipas jush, si përfundon ndeshja?

“Duhet t’i frikësoheni supremacisë së qartë të Shqipërisë në tribuna, ku sigurisht fitojmë. Jemi një skuadër që nuk kemi se çfarë të humbim. Mund të përfundojë në çdo rast, por duke qenë se Italia nuk shkëlqen kurrë në fillimin e një turneu, mund të shpresoj në një barazim.”

Cili lojtar i kombëtares italiane do dëshiroje t’i bashkohej ekipit shqiptar?

“Donaruma, pa asnjë dyshim.”

A do të shkoni në stadium, apo do ta ndiqni në televizor?

“Sigurisht që do të shkoj në stadium.”

Keni ndonjë ritual të veçantë kur shikoni ndeshjet e Shqipërisë?

“Jo.”

Cila ndeshje ju emocionoi më shumë nga ato të Kombëtares?

“Kjo është Kombëtarja shqiptare me lojën më të mirë që mbaj mend. Grupi u kualifikua duke bërë gjithmonë futboll të mirë dhe nganjëherë, një lojë emocionuese.”

Çfarë pritshmërie ke për atmosferën në Tiranë?

“Nuk është Tirana që mezi po pret me padurim këtë Europian. Në këtë Kombëtare bashkohen me Shqipërinë edhe populli i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët në të gjitha pjesët e botës. Lojtari jonë i dymbëdhjetë përbëhet nga 10 milionë zemra dhe në Dortmund do të jetë një ortek kuq e zi.”

Nëse Shqipëria do të eliminohej nga Europiani dhe Italia do të ecte përpara, do ta mbështesnit Italinë?

“Gjithmonë Italinë.”

Në Kombëtaren shqiptare janë 10 futbollist që luajnë në Itali dhe tre nga katër trajnerët e fundit kanë qenë italian. Cili është ndikimi i futbollit italian në atë shqiptar?

“Me De Biasin kemi ardhur për herë të parë në Kampionatin Europian. Reja arriti një tranzicion të vështirë, por grumbulloi më shumë pikë se të gjitha edicionet e tjera kualifikuese të Kombëtares shqiptare. Më mirë të mos flasim për Panuçin. Por unë do t’ju them një sekret. Këshilla e një tjetër italiani të madh ndikoi në zgjedhjen e Silvinjos, Roberto Mançinit. Futbolli italian ishte parajsa jonë kur ne jetonim në ferrin komunist. Zërat e Sandro Kiotit dhe Bruno Pizul patën një efekt të papërshkrueshëm te ne, duke mos u ndierë vetëm në këtë vrimë të zezë. Kur pamë Kupën e Botës në duart e Dino Zof, na u duk sikur ishte në duart tona.”

Si kanë qenë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe italianëve në këto 30 vitet e fundit dhe si i gjykoni tani për tani?

“Tani jemi një popull që jemi të ndarë nga deti, por i bashkuar në gjithçka tjetër. Jemi të ngjashëm si dy pika uji, në pikat e forta dhe të dobëta të tij.”

Çfarë klisheje do të donit që italianët të fshihnin nga perceptimi i tyre ndaj shqiptarëve?

“Nuk më duket se ka mbetur diçka për të fshirë. Kohët e errëta të kriminelit shqiptar tashmë janë lënë pas.”

Rikthehemi te futbolli, si të duket Spaleti?

“Kam pasur privilegjin ta njoh dhe të shoh një njeri të jashtëzakonshëm. Një njeri i madh. Pastaj historia flet për cilësitë e tij si trajner.”

A do ta dëshironit në stolin e Juventusit?

“Mosmarrja e tij në ekip ishte një turp, por ndoshta një ditë ai do të ulet në atë stol. Ai është ende i ri.”

Cilën anë mbani midis përçarjes së tifozëve të Juventusit, pro dhe kundër Alegrit?

“Alegrin nuk e mbështeste më askush dhe kjo mund të vërehej edhe para se të faktohej publikisht. Ai shkroi historinë e Juventusit. Ai nuk u largua me të gjithë nderimet që meritonte. Kjo nuk është një shenjë e mirë për një klub, që largoi në atë lloj mënyre një trajner që u dha disa nga momentet më emocionuese të historisë së saj. Nuk duhen harruar mësimet e shkëlqyera të Anjelit.”

A ju pëlqen Tiago Mota?

Nga ai pritet shumë dhe talenti i tij është i padyshimtë. Shpresoj që ai të përballoj presionin e madh që do të ketë si trajneri i Juves, edhe pas largimit në atë lloj mënyre të Alegrit. Mos të harrojmë që Alegri fitoi Kupën e Italisë dhe udhëhoqi ekipin në Ligën e Kampioneve.

Ai ka një marrëdhënie të ngushtë me Bolonjën. A arritët ta ndiqnit atë gjatë sezonit të kaluar?

“Po sigurisht, ishte mbreslënës.”

Cilin lojtar të Kombëtares shqiptare do të rekomandonit për në Torino?

“Mario Mita, një mbrojtës krahu 20-vjeçarë me një këmbë të majtë të mirë.”

A është më e lehtë për Juventusin të kthehet të fitojë kampionatin këtë vit, apo që Shqipëria të mundi Italinë?

“Kjo pyetje më bën të buzëqesh… Në këtë pikë do të thosha se është më e vështirë për Juventusin të fitojë kampionatin se sa që Italia t’ia lejojë vetes të mposhtet nga Shqipëria.”

Posted Under:
Kryesoret Politike Sport Vendi
Tagged:
euro 2024 kombetarja rama Shqipëri – Itali

Nga e njëjta kategori

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione me policinë

më shumë...

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne u ringritëm

më shumë...

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon tre gola përballë Bilbaos

më shumë...

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit Trump për ftesën personale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:37

Mandarina apo portokall, cili frut ka më...

10:26

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

10:03

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet...

9:49

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

9:29

Ja pse disa persona thinjen më shpejt

8:54

Hëna e re e Bricjapit, ja si...

8:47

Trump: Irani, vendi më i keq në...

8:39

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret...

8:12

Ja çfarë është në të vërtetë një...

7:55

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione...

7:31

Zhduket avioni me 11 persona në bord...

6:47

Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius,...

6:43

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne...

6:19

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga,...

5:55

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar...

5:53

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit...

5:42

Pas konfliktit për videolojërat, 11-vjeçari qëllon për...

5:30

Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër...

5:06

Si t’i përgjigjesh fëmijës kur të bën...

4:37

Ky është qyteti më i ftohtë në...

Më të klikuarat

  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit...
  • Abuzoi me djalin 15-vjeçar të bashkëshortit, 35-vjeçares i h...
  • Ky është qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë de...
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Burg për ish-zv.shefin e Policisë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.