Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshti në konferencën para medias ditën e sotme, foli për ndeshjen e nesërme përballë Italisë.

Gjimshiti tha se të gjithë e dinë rëndësinë dhe forcën e skuadrave në grupin ku ndohen, por djemtë do të zbresin në fushë për të dhënë maksimumin.

Ndërsa vlerësoi në maksimum trajnerin Silvinjo. I pyetur pse shumica e lojtarëve pavarësisht se kanë lindur në emigrim kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë, Gjimshiti tha kjo ndodh pasi të gjithë në shtëpitë e tyre flasin shqip, dhe janë rritur me tradita.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Shumë nga ju luajnë në Itali, si e shihni përballjen me Italinë?

Gjimshiti: Edhe misteri edhe unë kemi një eksperiencë në Itali. Shumë lojtarë tanët luajnë akoma në Itali.

Pyetje: Shumë nga ju janë lojtarë që kanë lindur jashtë, pse keni zgjedhur Shqipërinë?

Gjimshiti: Është shumë e thjeshtë pasi ne flasim shqip në shtëpi. Prindërit tanë flasin shqip. Edhe pse kemi jetuar dhe lindur në vende të tjera flasin shqip në shtëpi.

Pyetje: Ju keni fituar Europa League me Atalantën, çfarë eksperience keni fituar?

Gjimshiti: Siç e kemi thënë më herët fitorja e Europa League ka qenë një proces. Kur arritëm në një moment për të fituar dhamë gjithçka. Sa i përket kombëtares ne do të bëjmë më të mirën që mundemi.

Pyetje: Mund të na tregoni se çfarë sjell puna e trajnerit te ti dhe çfarë bën diferencën?

Gjimshiti: Shumë ka sjellë puna e tij. Për më shumë se 1 vit kur ka ardhur trajneri në kombëtare ka sjellë një punë shumë të madhe, ai punon çdo ditë për të na bërë më të mrië. Është një person që mund të na motivojë. Ai mund të kontribuojë shumë në futboll.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *