Franca është skuadra e dyte qe preu nje bilete per ne finale, atje ku do te sfidoje Portugalinë per titullin kampion te Europes. Ne Velodrom te Marsejës gjelat e drejtuar nga Didier Deshamps munden Gjermaninë me rezultatin e pastër 2-0, duke thyer nje tabu te cilën nuk arrin ta kapërcenin qe nga vitit 1958. Protagonist absolut ne ketë ndeshje per vendasit ashtu ne fakt si gjate gjithë evropianit, Antuan Grizman autor i një dopiete duke marre kryesimin ne listën e golashënuesve me 6 te tilla. Te frymëzuar edhe nga tifozët e shumte te pranishëm ne Velodrom, Franca e nisi me mjaft agresivitet takimin,  duke e shtyre kundërshtarin ne gjysmëfushën e tyre. Por pas furisë se fillimit pancerat morën situatën ne dore duke krijuar dy raste te shpejta me Myler dhe Emre Xhan. Gjermanet filluan te kontrollonin lojën përballe francezeve te frikësuar nga tentativat e shpejta, duke i dhuruar fushën kundërshtarit. Skuadra e Joakim Low dominoi ne shumicën e pjesës se pare, por pak nga përfundimi ne mënyre surprize goditi Franca. Gjyqtari Rizoli akordoi nje penallti pas nje prekje me dore te Shvainshtaiger, te cilën e ktheu ne gol Antuan Grizman. Me fillimin e pjesës se dyte, përsëri i njëjti refren me gjermanet, me nje sforco maksimale ne kërkim te golit te barazimit. Gjithsesi pas daljes se Boating i dëmtuar, ne vuajtje nga kundërsulmet e shpejta te Grizman dhe Pajet. Dhe ne minutën e 72 pas nje tentative te Pogba, Nojer doli keq duke i dhuruar topin Grizman, i cili dyfishoi shifrat. Tentoi Kimich, Ozil dhe Howedes, por pa arritur te shënonin qofte golin e nderit per Gjermaninë, e cila u largua  me nje loje me te mire se kundërshtari, por mjaft e brishte jo vetëm e ndikuar nga mungesat, por edhe ten je sulmuesi te vërtete gjate këtij kompeticoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *