E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Etrit Berisha rikthehet në kampionatin ku mori famë

Etrit Berisha rikthehet të luajë në Suedi. Portieri shqiptar është bashkuar me skuadrën e BK Hacken në elitën e futbollit suedez.

Pas disa muajve pa skuadër, 36-vjeçari ka vendosur të rikthehet në Suedi, aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e Kalmar.

Berisha ishte pjesë e Empolit në Serinë A italiane deri më 1 Korrik të vitit 2024 dhe nga ajo kohë ka qenë pa ekip.

Portieri i kombëtares shqiptare në karrierën e tij të pasur, ka luajtur me ekipe me emër në Itali, si Lazio, Atalanta, Spal dhe Torino, ndërsa ka dalë nga 2 Korriku në Kosovë.

Gjithashtu ai ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, ku me pritjet vendimtare në kualifikuese, ishte një nga protagonistët e kualifikimit historik në Euro 2016. Me fanellën kuqezi, Etrit Berisha numëron 81 ndeshje të luajtura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë