“Është prekur deri te buka e gojës”/ PD: Shqiptarët do ta ndëshkojnë këtë qeveri

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi shprehet se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka nivelin më të ulët të pagave, ndërsa renditet me nivelet më të lartë të çmimit të ushqimeve në kontinent.
Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Eurostat, Çupi shkruan se çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian.
“Shqiptarëve ju mohohen ushqimet bazë në tryezë. Rëndojnë çmimet e larta të ushqimeve dhe pagat e ulëta. Shqipëria në një tjetër rekord me të dhëna paradoksale krahasur me rajonin dhe Europën. Shqiperia është i vetmi vend në rajon dhe në Europë që ka nivelin më të ulët të pagave e që renditet me nivelet me te larta të çmimit të ushqimeve në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, me nivelin më të larte ne rajonin e Ballkanit, e ndjekur nga Serbia me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%) ndersa Maqedoni ka nivelin më tē ulët te çmimeve me 60% të mesatares europiane. Kështu paradoksalisht, shqiptarēt që kanë nivelin më të ulët të ardhurave ne rajon, ushqimet e shportës i paguajnë më shtrenjtë duke i detyruar ata te heqin nga kjo shportë ushqimet e duke mbajtur vetëm ato bazike.
Në këto kushte, shton demokratja, shqiptarët janë te detyruar që peshën më të lartë të shpenzimeve mujore ta kenë për ushqime.
“Politikat ekonomike të qeverisë , te gjitha në favor të miqve oligarkë, jo vetëm që nuk i kanë pasuruar shqiptarët por i ka vënë ata në veshtirësi të heqin nga tryezat edhe ushqimet e përditëshme për shkak te pamundësisë. Kjo është e pafalshme. Është prekur deri edhe te buka e gojës e ushqimi i përditshēm. Kjo situatë duhet dhe do te marre fund shume shpejt. Vota e shqiptarëve do ta ndëshkojë këtë qeveri qe i ndëshkoi shqiptarët edhe me sofren bosh për fëmijet.”




