Kryeministri Edi Rama ju përgjigj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për akuzat e hedhura për inceneratorët.

 

Nga një lagje e Tiranës, ku u hap kantieri i parë i ndërtimit për familjet e prekura nga tërmeti, Rama tha se shërbimi i inceneratorëve është i domosodshëm për të shpëtuar kryeqytetin nga plehrat.

 

“Kryetari i opozitës është i fiksuar që ne nuk duhet të paguajmë për të përpunuar mbetjet e Tiranës, por duhet ta lëmë të mbytet nga plehrat. Në mënyrë hileqare ju thotë çdo ditë shqiptarëve se ne po japim para nga buxheti për një mafie të inceneratorëve. Ne po përballemi me plagën e madhe të 26 Nëntorit të shkuar dhe me këtë armik të padukshëm duke mos u lënë asgjë mangët njerëzve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Sipas tij po harxhokemi kot para që sipas tij, duhen shpërndarë dhe në fund të mbetemi në të njëjtën gropë ku ai dhe partia e e tij e çuan Shqipërinë, jo një herë, por dy herë. Jo, jo dhe jo! Ne do të përballemi në front edhe me sfidën e rindërtimit dhe do ta fitojmë këtë sfidë për të gjithë ata që sot presin të kthehen në shtëpi. Për të gjithë fëmijët që presin të rikthehen në shkollën e tyre. Do të kthehen në shkolla që as në ëndërr s’i kanë parë prindërit e tyre në 26 Nëntorin që vjen. Do të përballemi me armikun e padukshëm. Do të përballemi edhe me të ardhmen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *