Shpesh herë, njerëzit kalojnë ankth ose atak paniku, por simptomat që japin, u krijon atyre idenë se kanë ndonjë problem serioz shëndetësor.
Psikiatria Denisa Hoxha, e ftuar në “Mes’dritë” në Vizion Plus ka treguar shenjat që përjeton një person që kalon ankth dhe atak paniku.
“Atak paniku karakterizohet nga ndryshime fizike të forta, vjen papritur , nuk ka një shkaktar. Simptomat fizike janë takikardi, të rrahura të forta zemredjersitje, mpirje të duarve dhe këmbëve dhe një atak paniku të lë edhe një post traumë. Duket sikur jeta jote fokusohet vetëm në atë moment dhe ti më pas vuan po prapë frikën se mos ndoshta më ndodh. për këtë gjë tërhiqen dhe bota bëhet shumë e vogël, nga frika se mos ndoshta kalojnë prapë këtë. Dhe ky është ankth nga ankthi. Hyn në një rreth vicioz dhe shoqërohet me simptoma psikologjike, me mendime negative”, tha psikiatria.
Denisa Hoxha më tej tregoi se si duhet të sillemi në publik, në rast të ndonjë episodi me ankth dhe atak paniku.
“Personat shkojnë në urgjencë sepse u duket sikur në atë moment do vdesin. E kanë të vështirë ta pranojnë që është crregullim emocional. Janë klientët më të mirë të klinikave private. Ka shumë teknika që duhen mësuar por arrihen me psikologë.
Ka gjëra që mund ti evitojnë që të ndihen më mirë. Gabimi i parë është shmangia. Ti shmang të dalësh në publik, rri vetëm në shtëpi. Ankthi të paralizon jetën dhe sa më shumë ambiente shmang aq më shumë ankthi të ngushton jetën.
Ankthi nuk kalon me kohën, por duhet trajtuar sepse të paralizon jetën tënde”, tha ajo.
Por cilat janë shenjat dalluese të ankthit dhe atakut të panikut tek fëmijët, kryesisht adoleshentët?
“Tek adoleshentët vihen re format agjetative. Pagjumësia, ndryshim në oreks dhe peshë. Më pas shikon që fëmija izolohet, eviton shoqërinë dhe e shikon të tërhequr. Ka shumë adoleshntë që nuk duan të ikin as në shkollë. Shumë prindër nuk dinë as si të sillen. Kjo është një temë shumë interesant. Këshilla ime është që proindërit mos lejojnë që fëmijët të vuajnë të vetëm.
Djali im është një fëmijë i pasigurt në Gjermani dhe unë i them që nuk duhet të jetë perfekt, jo gjithmonë më i miri i klasës. I kam thënë të jetë një person i mirë dhe me këmbë në tokë. Adoleshentët duhet të jenë individual në përzgjedhjen e tyre”, shtoi psikiatria Denisa Hoxha për emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus.





