Subscribe

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zhvillojë më 9 dhjetor vizitën e tij të parë në Shqipëri.

 

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë.

 

Ardhja e Escobar në Shqipëri, theksohet në njoftim, bëhet edhe për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

 

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.”

 

Kjo vizitë e tij vjen dy ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *