E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Escobar dhe Lajçak në NATO/ Pritet të diskutohet situata në veri të Kosovës

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë të hënën një takim ne selinë e NATO-s.

 

 

Escobar dhe Lajçak do të priten nga zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mircea Geoana, si dhe do të marrin pjesë në një takim jozyrtar të NATO-s.

Reklamë

 

 

Në fokus të këtij takimi pritet të jetë situata në veri të Kosovës, ndërsa Brukseli po përgatit një tjetër takim Kurti-Vuçiç nën frymën e propozimit franko-gjerman.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë