E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Escobar dhe Lajçak në Beograd; takohen me Vuçiç për tensionet në Veri

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohet sot në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

Fillimisht presidenti serb do të takohet me Lajçak dhe më pas do të kenë një takim trepalësh me emisarët.

 

Reklamë

Në fokus do të jenë tensionet në Veri të Kosovës. Takimi vjen në kohën kur serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës dhe prej 5 ditësh kanë bllokuar rrugët.

 

Gjithashtu sulmet ndaj forcave të policisë dhe atyre të misioneve të huaja e kanë agravuar sërish situatën në veriun e Kosovës. Për momentin situata duket e qetë edhe pse e brishtë.

 

Escobar dhe Lajçak shkojnë në Beograd pas takimeve të zhvilluara në Kosovë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. I dërguari amerikan tha pas takimit me kreun e qeverise se Kosovës se është koha që të diskutohet për fillimin e themelimit të Asociacionit të komunave serbe.

 

Ndërsa Miroslav Lajçak e vuri theksin tek rëndësia e avancimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë