Subscribe

Shëtitorja kryesore e Ersekës është zgjuar këtë te shtune pa kabllot elektrike te ndriçimit. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë natës te gjithë linjën.

 

Sistemi i ndriçimit të kësaj shëtitoreje është vendosur nga firma kontraktore për rikonstruksionin e këtij aksi rrugor vetëm pak ditë më parë, por nuk ka zgjatur shume dhe është grabitur.

 

Sipas Policisë janë vjedhur thuajse të gjitha kabllot e rruges por ende nuk kanë një të dyshuar në lidhje me këtë rast.

 

Vjedhjet sistemit te ndriçimit te rrugëve ne juglindje të vendit kanë qenë të shpeshta përfshi këtu unazën e qytetit dhe deri tek ndriçimi i rrugicave. Një fenomen ky që po kthehet në shqetësim jo vetëm për drejtuesit e mjeteve por edhe vetë qytetarët. Vjedhjet përfshi edhe banesat por edhe biznese përbejnë problem edhe për qytetin e Korçës dhe ajo çfarë është shqetësuese është fakti se policia në pak raste ka mundur te identifikoje dhe arrestoje autoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *