E diel, 4 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ernest Troshani 90 vjeç, Meta: Model frymëzimi drejt vlerave njerëzore

Presidenti Meta uroi nëpërmjet një mesazhi në facebook kardinalin Ernest Troshani, I cili këtë të enjte festoon datëlindjen e 90.

 

Reklamë

Kreu i shtetit thotë seTroshani është model inkurajimi dhe frymëzimi për vlerat njerëzorë dhe kombëtare.

 

 

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i shpreh urimet më të përzemërta Kardinal Ernest Simoni Troshani, simbolit të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare.
Jetë të gjatë Kardinali ynë, me plot shëndet e mbarësi!
E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare.
Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare, për të cilat flijuan jetën shumë klerikë e shqiptarë të ndershëm.
Zoti të bekoftë Ty dhe veprën tëndë të përjetshme, për gjithçka i ke dhënë kombit dhe Kishës!

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë