Per here te pare deputetja shqiptare ne Maqedoni Ermira Mehmeti, ka folur per skandalin e përgjimit te publikuar pak jave me pare. E përfshirë nga emocionet dhe mes lotëve, ajo tha se gjithçka ishte nje montazh.
“Vallë si u bë që ky përgjim i ashtuquajtur autentik, tërësisht i montuar të përfshijë pikërisht figurën apo personalitetin tim, femrës shqiptare, në një shoqëri etnikisht të fragmentuar ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicën,… të jetë pikërisht ajo që ja paska shkelur moralin e saj dhe paska denjuar që të ketë një lidhje gjoja me një ministër. Nuk mund ta them nëse vërtet ia vlen që unë apo cilado femër të vazhdojë betejën politike, sepse mendoj se akoma jam duke vuajtur traumën nga një goditje jo e vogël dhe më falni për emocionet.”
Këto deklarata, Ermira Mehmeti, i bëri gjatë Konferencën Rajonale te Grave Parlamentare. Pas punimeve të këtij organizimi, për mediat, ajo fajësoi shërbimet sekrete. Mehmeti tha se gjendet në bankën e të dënuarës dhe se po vuan nje gjyq publik. Pavarësisht situatës se gjendur deputetja shqiptare nga Maqedonia, te gjitha grëtë mund te jene më optimiste per përfaqësim dinjitoz ne politike.





