Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë dy ditore. Ai zhvilloi një takim me homologen e tij, kryebashkiaken e qytetit të Grand Rapids, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve. Kryebashkiaku i Tiranës e njohu homologen me nismën e Bashkisë për projektin strategjik të pyllit orbital, që parashikon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja rreth qytetit, deri në vitin 2030, duke krijuar një kurorë të gjelbër. Po ashtu, Veliaj foli edhe për vëmendjen e veçantë që i është kushtuar përmirësimit të transportit publik, si dhe ndërtimit të korsive të dedikuara për biçikletat. Ai tha se bashkia ka hartuar tashmë edhe një masterplan të korsive të biçikletave për gjithë Tiranën, ku çdo investim i ri në infrastrukturë do të përmbajë edhe korsinë e dedikuar. Dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e gjetjes së mundësive të reja të bashkëpunimit sa i përket shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme, një çështje e cila po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në të gjithë botën. Veliaj është i ftuar nderi nga “Grand Vallei State University”, ne SHBA, ku ka përfunduar studimet. Ai ka për të mbajtur një fjalim përpara 3 mijë studentëve në ditën e tyre të diplomimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *