Subscribe

Ndryshimet në tatime që prekin sektorin e bujqësisë janë parë me shqetësim edhe nga deputetët e shumicës. Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe tha në Komisionin e Ekonomisë se politikat e paqëndrueshme fiskale po e rrënojnë fermerin.

 

ERION BRAÇE

ISH-ZV. KRYEMINISTER

 

“Kemi 8 vite qeverisje, më bën përshtypje që të gjitha politikat që lidhen drejtpërdrejt me bujqësinë janë të paqëndrueshme dhe ky është një problem shumë i madh. Një politikë fiskale e paqëndrueshëm hynë një fabrikë që ka çati, krijon probleme. Jo më në një sektor ku punohet në një qiell të hapur, punohet në dimërm, punohet në verë, në kushte shumë të vështira. Te bujqësia nuk mban sepse puna është përtej çdo caku e vështirë. Qëndrueshmëria e skemave të mbështetjes, ta di bujku që këto katër vite politika e mbështetjes së tij do të jetë përmes kësaj dhe kësaj skeme. Fjala bie në blegtori, do të jetë mbështetje për kokë bagëtish dhe për litra. Kjo trajektore e paqëndrueshme në 16 vjet nuk e ka ndihmuar fare bujkun, kur i dhamë frymëmarrje kur e bëmë 20 me 20, ia morëm frymën mbrapsht prap.”

 

Argumente kundërshtuese për paketën fiskale dha edhe deputeti i opozitës, Edmond Spaho. Sipas tij, bujqësia do të shkatërrohet nëse ajo hyn në fuqi e pandryshuar.

 

EDMOND SPAHO

DEPUTET I PD

 

“Paketa fiskale e propozuar sivjet do të jetë shkatërruese për sektorin. Ju nuk e kuptoni këtë? Çfarë qëndrimi mbani? Mbingarkohen ca sektorë që po japin shpirt dhe nuk ngarkohen sektorë të tjerë në luks. Pse duhet të bëhen këto ndryshime? Ne bëjmë eksperimente të tjera, i shtrëngojmë litarin bujqësisë? Pse të mos ngarkohet birra dhe ta lirojmë bujkun dhe blegtorin? Ku mban bujqësia t’i vësh taksa të reja?”

 

Ministrja e Bujqësisë nuk shpjegoi në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të qartë sesi do të mbështetet fermeri, pas heqjes së TVSH së rimbursueshme 6%.

 

FRIDA KRIFCA

MINISTRE E BUJQESISE

 

“Për paketën fiskale, është një çështje e nxehtë dhe as unë nuk dua të rris taksat për fermerët e mi, por unë po i mbroj fermerët duke iu vënë në dispozicion më shumë subvencion të drejtpërdrejt. Me skema mbështetëse do të rrisim formalizimin sepse do t’u duhet të regjistrohen, por edhe duke shkuar drejtpërdrejt te nevojat që ata kanë.”

 

Nisur edhe nga zhurma e madhe e shkaktuar në rrjet, ministrja bëri një sqarim edhe për Akademinë e Barinjve.

 

FRIDA KRIFCA

MINISTRE E BUJQESISE

 

“Është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur ne, kemi parë ne Zvicër, Spanjë. A është fjala akademi e duhura? Praktika botërore e përdor këtë si emër. Në shqip nuk përdoret, unë e bëra apologjinë time. Do të vij vitin tjetër dhe do t’ju them si po e ngremë këtë strukturë, si po e ndihmojmë këtë profesion të rritet.”

 

Paketa fiskale është kundërshtuar fort edhe nga komuniteti i biznesit, i cili kërkon shtyrjen në kohë të miratimit të saj. Por deri tani, nuk ka asnjë sinjal nga qeveria nëse do të pranohen propozimet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.