Dita e fundit e merkatios së dimrit ka qënë me fat për lojtarin e kombëtares shqiptare Ergys Kace.

 

Mesfushori 24 vjecar është transferuar tek skuadra e njohur greke Panathinaikos ne formulën e huazimin me te drejte blerje në verën e këtij viti. Kace ka vuajtur shumë së fundmi tek Paoku, ku për shkak të problemeve me trajnerin ka pasur shumë pak minuta në këtë edicion futbollistik.

 

Kjo ishte arsye përse paoku gjeti marrëveshjen fillimisht me Apoel Nikosian për ta huazuar futbolsitin shqiptar 6 muaj në Qipro, por një proteste e tifozeve në ishull kundër lojtarit për shkak të një foto të para disa vitesh me bluzën e UÇK, bëri që gjërat të marrin një kthesë të papritur dhe marrëveshja të mos finalizohej.

 

Por dështimi i kalimit të Apoel Nikosia, duket se ka pasur brenda vetës edhe me shumë fat për Ergys Kacen i cili u mor nga Panathinaikos, klub që pavarësisht se në këtë edicion nuk është pretendent për titull, mbetet një nga ekipet më të mëdha të futbollit grek. Në njoftimin e e klubit të Paokut të Selanikut, thuhet se 24 vjecari Kace është dhënë huazim tek Panathinaikos, por skuadra kryeqytetase ka të drejte te bleje kartonin e tij në përfundim të këtij edicioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *