E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erërat e forta, humbin jetën pesë persona në Poloni

Pesë persona humbën jetën sot nga rënia e pemëve në Poloninë jugore, e cila u përfshi nga erëra të forta deri në 155 km në orë në malet Tatra.

Në qytetin Rabka-Zdroi, dy të rritur dhe një fëmijë kanë mbetur humbën jetën pasi u shtypën nga një pemë e shkulur nga erërat e forta.

Në resortin popullor të Zakopane, një grua 23-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar humbën jetën në një ngjarje të ngjashme.

Zjarrfikësit ndërhynë në mëngjes në 140 vende për të hequr pemët që kishin rënë në rrugë ose kishin dëmtuar çatitë e shtëpive, sipas raporteve të mediave polake.

Erërat e forta sot pasuan tre ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë