Turqia dhe Greqia kanë mbërritur në pikën më të nxehte të konfliktit në Mesdheun Lindor,  pasi thirrjet për dialog kanë shkuar në vesh të shurdhër.Anija turke e kerkimit Oruc Reis, e shoqëruar nga 5 anije ushtarake ka nisur eksplorimin për gaz dhe naftë në zonën e diskutuar detare mes Greqisë dhe Qipros.

Zyrtarët turq deklaruan se aktivitetet pranë ishullit të Kastellorizo ​​do të vazhdojnë, bazuar në marrëveshjen e kufirit detar Turqi-Libi, për të cilën Athina thotë se është e pavlefshme. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërkuar mbledhje urgjente të këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Europian dhe i bëri thirrje Ankarasë të terhiqet.

NIKOS DENDIAS MINISTER I JASHTEM, GREQI

“Pas takimit me Kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis, kërkova thirrjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE, me arsyen e provokimit në rritje nga ana e Turqisë. Kërkesa vjen në një kohë kur ekziston një kërcënim i qartë turk për paqen dhe sigurinë në Mesdheun lindor, Greqi dhe Qipro. Megjithë përkushtimin e vendit tonë për dialog mbi bazën e rregullave të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Ligjit të Detit, Turqia po vërteton se kërkon luftë dhe këmbëngul në politikën e daj përcarëase dhe imponuese. Por ne nuk do ta lejojmë këtë, do të mbrojmë të drejtat tona sovrane.”

Anijet luftarake greke janë dërguar në zonë, dhe po monitorojnë aktivitetet e anijes turke ndërsa ushtria është në gatishmëri. Sipas raportimeve, ka patur edhe 45 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare Greke mbi Egje nga Forcat Ajrore Turke.

Greqia dhe Turqia kanë qenë në  prag lufte tre herë, që nga mesi i viteve 1970.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *