Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Erdogan u bën thirrje Suedisë dhe Finlandës të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s

30 Qershor 21:54

Vetëm dy ditë pasi ra dakord për të hequr veton ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, udhëheqësi i Turqisë paralajmëroi të enjten se Ankaraja mund të bllokojë ende procesin nëse të dy vendet nuk arrijnë të përmbushin plotësisht pritshmëritë e tij.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Suedisë dhe Finlandës të respektojnë marrëveshjen që nënshkruan me Ankaranë në mënyrë që të fitojnë mbështetjen e saj për anëtarësimin e tyre në NATO, duke thënë se marrëveshja duhet të zbatohet plotësisht, përndryshe ratifikimi i kërkesave të anëtarësimit nuk do t’i dërgohet parlamenti turk.

 

“Ne kemi theksuar fuqishëm mesazhin se presim solidaritet të vërtetë nga aleatët tanë, jo vetëm me fjalë por edhe me veprime,” u tha Erdogan gazetarëve në samitin e NATO-s, në të cilin vendet nordike u ftuan zyrtarisht për t’u bashkuar me bllokun ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja.

 

Ai përmendi zotimin e Stokholmit për ekstradimin e 73 “terroristëve” si pjesë e premtimeve të bëra ndaj Ankarasë dhe e përshkroi nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe si njohje të ndjeshmërisë së qeverisë së tij rreth “terrorizmit” dhe një “fitore diplomatike” për Turqinë.

 

Gjatë konferencës për shtyp në Madrid pas përfundimit të Samitit të NATO-s, Erdogan u shpreh se dy vendet nordike duhet të përfundojnë ndryshimet legjislative në lidhje me terroristët sa më shpejt të jetë e mundur.

 

“Gjëja kryesore është që premtimet të realizohen. Në periudhën e ardhshme, ne do të monitorojmë zbatimin e elementeve në memorandum dhe do të ndërmarrim hapat tanë në përputhje me rrethanat.

 

Dy ditë më parë, të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë, gjatë Samitit të NATO-s.

 

Marrëveshja u nënshkrua pas një takimi kokë më kokë mes presidentit turk Erdogan, atij finlandez Sauli Niinisto, kryeministres së Suedisë Magdalena Andersson dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

 

Finlanda dhe Suedia deklaruan synimin e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake në muajin maj, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Erdogan Finlanda Marrëveshje NATO Suedia

Nga e njëjta kategori

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja

më shumë...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, nëna humb jetën duke mbrojtur vajzën e saj gjatë tërmetit në Venezuelë

më shumë...
Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov

më shumë...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

Më të klikuarat

  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.