E enjte, 22 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Bota

Erdogan synon marrëveshje të tregtisë së lirë me Kanadanë: Objektivi, 10 miliardë dollarë tregti dypalëshe

 Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia dhe Kanadaja synojnë të nisin negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë, si dhe të ndërmarrin projekte të reja në fushën e energjisë, tregtisë, transportit dhe industrisë së mbrojtjes, me qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Shpresojmë që vëllimin tonë tregtar, i cili aktualisht është rreth 3 miliardë dollarë, ta rrisim fillimisht në 5 miliardë dollarë dhe më pas në 10 miliardë dollarë përmes hapave që do të ndërmarrim”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me kryeministrin kanadez, Mark Carney.

Erdogan tha se të dyja palët kishin rënë dakord të nisnin negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë para fundit të vitit, me synim rritjen e tregtisë dhe investimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.