Subscribe

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në Kuvend, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përsëriti se edhe njëherë se pret hapa konkretë dhe vendimtarë nga Shqipëria kundër organizatës FETO.

 

“E quajmë detyrë t’u themi vëllezërve tanë që të mos kemi të njëjtin fat siç përjetuam më parë. Presim që Shqipëria të marrë masa kundër FETO dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohetn. Shpresoj që në vizita tona të ardhshme në Shqipëri të ketë marrë formë të prerë kjo punë.”

 

Ai theksoi më tej se ndihmat e Turqisë në drejtim të Shqipërisë do të jenë të shumta, me qëllim për të thelluar më tepër këtë marrëdhënie të shkëlqyer mes dy popujve.

 

“Në emrin tim, të delegacionit tim dhe të kombit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj edhe njëherë Shqipërinë me të cilën kemi lidhje të forta historike dhe humane. Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për në Shqipëria është fqinji ynë në zemër. Marrëdhëniet tona përfshijnë gati 6 shekuj. Gjurmët tona të përbashkëta nuk janë vetëm politike. Marrëveshjet e bashkëpunimit tona që rrënjat i kanë të thella, janë shumë të forta dhe të palëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit se Turqia është një nga 5 partnerët strategjikë të Shqipërisë, është plotësimi i kësaj tabloje që shikojmë sot. Ne i kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. Në do vazhdojmë të kontribuojmë në stablitetin e vendeve tona dhe mbarë rajonit. Kur Shqipëria dhe Turqia të bashkojnë duart me lejën e të madhit Zot nuk do të ketë asnjë problem që të mos ta kalojmë apo të mos ta zgjidhem. Së bashku nuk do lejojmë askënd të prishë këtë panoramë të bukur. Në ndjekim me vlerësim rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne do të ndajmë përvojat tona për këtë detyrë që e kemi kryer në të kaluarën. Populli turk qëndron pranë popullit shqiptar sic ka qenë gjithmonë. Turqia ishte vendi i parë që dha ndihmë gjatë tërmetit dhe pandemisë që shpërtheu në vitin 2020. Në kuadër të marrëveshjes që kemi shumë shpejt vaksinën turcovac jemi të gatshëm ta vëmë në dispozicion të Shqipërisë”, tha Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *