Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kryeminsitri Edi Rama e cilësuan këtë të enjte një ditë të madhe, gjatë fjalës së tyre në inaugurimin e hapjes së xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
Presidenti turk deklaroi se shqiptarët dhe turqit janë të pandarë, ku nuk e kanë kursyer asnjëherë ndihmën për njëri tjetrin në rast fatkeqësish, duke sjellë në kujtesë tërmetet që goditën Shqipërinë dhe Turqinë.
“Solidariteti i treguar nga populli turk dhe shqiptar gjatë fatkeqësive të tërmeteve ka dhënë një shembull konkret për mbarë komunitetin ndërkombëtar. Një nga veprat më bazike të këtij solidariteti shumë të sinqertë ka qenë spitali i miqësisë Shqipëri-Turqi i ndërtuar në qytetin e Fierit si dhe rezidencat e ndërtuara në qytetin e Laçit. Për sa kohë do të vazhdojmë kështu me këtë raport do tu qendrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Të dashur motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë në mendimin Islam koncepti xhami ekziston në zemër të jetës dhe në qendër të civilizimit dhe themelet e qytetërimit. Njëkohësisht xhamitë janë vende të shenjat ku reflektohen vlerat shpirtërore dhe vlerat që burojna nga zemrat, që nxit bashkëpunimin dhe solidaritetin duke mbajtur të gjallë unitetin e kësaj hapësire të xhamisë edhe në praktikë. Njëkohësisht xhamitë nuk janë vende vende ku thirret ezani me zë të lartë, nuk janë vende vetëm për tu adhuruar, pro për të thirrurr mbarë njerëzimin ën monteizëm, në adhuriminn ë Allahun e vetëm, si dhe që i bashkon myslimanët në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe e cila na imponon detyrën neve si mylsimanë jo vetëm t’i ndërttojmë xhamitë por tu dalim zot dhe t’i mbrojmë ato. Njësoj si sot që po ndëtojmë dhe po hapim xhamitë duhet të përpiqemi dhe në të ardhmen që të gjithë sëbashklu ti mbojmë kto vlera që na ofron xhamia dhe ti mbajmë gjallë mes nesh. Ne nuk duhet të hskputemi në asnjë moment nga feja islame nga feja e paqes dhe nuk duhet tua lëmë pas terrenin atyre grupeve dhe qarqeve që ushqejnë për interesat e tyre personale. Xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve tanë myslimanë shqiptarë me zemër dhe ndërgjegje të pasur. Turqia do të vazhdojë t’i qendrojë pranë të gjithë atyre që kanë nevojë”, u shpreh Erdogan.
Ndërkohë kreu i shtetit turk foli dhe për situatën në Gaza, të cilën e silësoi si genocid të Izraelit. Ai ju bëri thirrje kominiteteve ndëkrombëtare të mos heshtin ndaj këtij terrori që po i bëhet popullit palestinez.
“Të dashur motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë, ka kaluar një vit nga fillimi i genocidit të izraelit në Gaza, janë 50 mijë vëllezërit tanë të pafajshëm që kanë rënë martirë, jaën vrarë nga sulmet e Izraelit, janë bombarduar xhami, kisha, universitete dhe vendet e punës ku ata ushqehen. Qeveria izraelite vijon luftetën e saj barbare ndaj minorenëve dhe të moshuarve dhe tashmë e ka dërguar luftën në drejtim të Libanit. Është një detyrim i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndiejnë të qendrojnë kundër terrorizmit shtetëror që aplikojet nga Izraeli në Palestinë. Netanjahu ka treguar se nuk do të vendosë paqen në rajon, sëfundmie tregoi duke sulmuar edhe popullin e Libanit. Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë dhe njëherë dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjtë që ndaj myslimanëve të kemi ndërgjegje dhe ne të kemi një qendrim të përbashkët. I lutem Zotit që të gjitha adhurimet dhe duat që do bëhen në këtë xhami të pranohen nga i madhi Zot. Spresoj që xhamia jonë të jetë e hajrit, të sjellë dobi për myslimatë shqiptarë”, përfundoi Erdogan.





