E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Bota

Erdogan humbet Stambollin por “ngushëllohet” me votën popullore

Rezultatet paraprake jozyrtare të zgjedhjeve vendore në Turqi flasin për një fitore të dhimbshme të presidentit Recep Taip Erdogan pasi 3 kryeqendrat më të mëdha të vendit Ankaraja, Stambolli dhe Izmiri i kanë thënë “jo” sundimit 16 vjeçar të partisë së tij.

 

Presidenti turk joentuziast tha për mediat se zgjedhjet e 31 marsit përfunduan me një pjekuri demokratike.

 

Reklamë

Recep Taip Erdogan: “Rezultatet tregojnë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim nga këto zgjedhje ka dalë përsëri forca e parë politike me një diferencë të madhe, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet e 3 nëntorit 2002. Ne kemi dalë të parët në këtë garë zgjedhore edhe në bazë të aleancave. Patjetër që ka bashki që i kemi fituar dhe humbur. Ky është vlerësimi i popullit tonë dhe duhet pranuar. Vullneti i popullit u pasqyrua edhe një herë në kutinë e votimit me një pjesëmarrje të lartë. Uroj që rezultatet zgjedhore të jenë të dobishme për vendin.”

 

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë nuk e ka thënë ende fjalën e fundit pasi dhjetëra kuti gjenden në proces ankimimi. Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, në rang kombëtar partia e Erdogan ka fituar më shumë se 51% të votave.

 

Presidenti turk ka paralajmëruar ankimimin e rezultatit për qendrat e mëdha, edhe pse partia e tij ka të gjithë mekanizmat e pushtetit në dorë.

 

Zgjedhjet lokale në Turqi janë ndjekur me vëmendje edhe nga ndërkombëtarët. Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve ne proces. 57 milionë turq u regjistruan në këto zgjedhje ndërsa pjesëmarrja në votim ishte rreth 85%.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë