E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Erdha për t’iu inkurajuar”/ Rama kujton vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri

Sot mbushen 6 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e ka kujtuar këtë vizitë historike përmes një postimi në “Instagram”

Kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku shfaqet tij, teksa nënvizon fjalët e Papa Françeskut: “Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën tek Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira”.

Papa zgjodhi Shqipërinë, si vizitën e parë të tij në Evropë.  Ai qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, ku i bëri Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën fetare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë