E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Showbiz

Era kërkon ndihmë, ja ç’po i bëjnë këngës “Redrum”

Pritëm më shumë se një vit, që Era Istrefi të publikonte hitin e saj të radhës dhe duket se pritja nuk na shkoi dëm, sepse “Redrum” rezultoi një tjetër sukses në karrierën e saj.

 

Kënga ka më pak se katër ditë që është publikuar dhe ka afro 4 milionë klikime në Youtube, por këngëtarja ka një “frikë” shumë të madhe dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e fansave të saj.

 

Reklamë

“Ky është teksti origjinal i “Redrum”, ai që unë dhe David shkruam së bashku. Ju lutem më ndihmoni ta shpërndajmë, pasi një tekst i gabuar është duke qarkulluar kudo. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen njerëz! Më vjen mirë që “Redrum” ju bën të ndjeni diçka”,- shkruan Istrefi në një status, të cilin e ka postuar në profilin e saj zyrtar në Facebook.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë