E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Era dhe Nora Istrefi event bamirësie për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve mes tyre edhe personazheve të shoëbiz.

 

Reklamë

Motrat Istrefi, Nora dhe Era duket se do të bëhen pjesë e një nisme për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Këngatarja me famë ndërkombëtare Era ka bërë me dije se të premten e kësaj jave do të jetë bashkë me Norën në Tiranë për të performuar në një nga ‘clubet’ e kryeqytetit dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në ndihmë të personave në nevojë.

 

Reklamë

Era përmes një postimi në Instagram është shprehur se lumtur që kthehet në Tiranë për një kauzë të rëndësishme.

 

“Edhe pse nuk mbaj koncerte për shkak të se jam duke u marr me projekte të reja, më vjen mirë që do shihemi të premten në Tiranë, sidomos për arysen që të gjitha fitimet do të përdoren për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë në Shqipëri”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë