E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Epike/ Tifozët nisen për të parë ndeshjen, por ngatërrojnë rrugën…

Gjashtë tifozë francezë donin të mbështesnin ekipin e tyre kombëtar në ndeshjen përballë Hungarisë gjatë Euro 2020.

 

Por ata ngatërruan Budapestin me Bukureshtin. Shokët udhëtuan drejt kryeqytetit rumun, në vend që të shkonin në kryeqytetin hungarez, ku do të zhvillohej sfida.

 

Reklamë

Të gjashtë e kuptuan gabimin e tyre pasi mbërritën në Bukuresht dhe morën një autobus në qendër të qytetit.

 

Pasi u ndërgjegjësuan se ishin në një vend të gabuar, gjashtë tifozët francezë vendosën të qëndronin në Bukuresht deri të mërkurën, kur Franca u përball me Portugalinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë