E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Epidemiologu Ulqinaku: Efektet anësore të vaksinës janë mëse normale

Teksa jo të gjithë qytetarët janë të bindur për sigurinë e vaksinës, epidemiologu Dritan Ulqinaku deklaroi se mbrojtja që garanton ajo është shumë e lartë. Në një lidhje për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Ulqinaku tha se efektet anësore nga vaksina janë normale, si vaksinat e tjera.

 

“Siguria është vetë fjala vaksinë. Ajo që është e sigurt është që të mbron nga COVID-19, në një përqindje jashtëzakonisht të lartë, ndërsa efektet anësore mund të themi që deri tani janë mëse normale.”

 

Reklamë

Një pjesë e vendeve në botë po përballen edhe me një variant të ri të koronavirusit. Por në Shqipëri ende nuk është raportuar asnjë rast zyrtarisht. Dritan Ulqinaku shpjegoi sesi bëhet konfirmimi.

 

“Ne nuk kemi teknologji dhe nuk kemi nevojë për të. Ne bëjmë pjesë në një sistem të survejancës evropiane, që do të thotë një pjesë të testeve ne i dërgojmë në laboratorët e Londrës dhe më pas na tregohet nëse varianti i ri është në qarkullim.”

 

Ai foli edhe për studimin e kryer nga Akademia e Shkencave, sipas të cilit gjysma e Tiranës është imunizuar nga koronavirusi. Epidemiologu tha shifrat janë përtej parashikimeve të ekspertëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë