E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Epidemiologu tregon kur pritet të rritet sërish numri i të infektuarve me COVID

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti deklaroi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se rënia e raste të reja me COVID ka filluar që në fund të muajit marsit.

 

Duke iu referuar grumbullimeve dhe takimeve gjatë fushatës zgjedhore, Alimehmeti u shpreh se mund të shihet një rritje në numrin e të infektuarve nga java e tretë ose e katërt e majit.

 

Reklamë

“Jemi në një situatë në rënie të vazhdueshme, është e mirë, por duhet të bëjmë një tablo të qartë për të parë edhe spitalet e tjera.  Rënia e plotë ka filluar që në fund të marsit. Kjo patjetër do shihej më pas në spital. Shtrimet në spital janë indikatori më i rëndësishëm, kjo na intereson shumë. Fushata, numërimi, ndodhën në kushte të favorshme epidemiologjike dhe meteorologjike. Ishin rezultate të mira. Një përqindje e lartë e popullatës e kanë kaluar tashmë. Mund të shohim një rritje nga java e tretë ose e katërt e majit. Nuk besoj se do të jetë një rritje e rëndësishme, po efekti do të shihet.”

 

Sa i përket variantit indian, mjeku nuk e konsideroi shqetësues.

 

“India është një shtet shumë i madh, duhet t’i kalkulojmë edhe shifrat e Indisë. Nëse i shohim në 1 milionë banorë, shifrat e Indisë janë shumë larg kulmeve që kanë ndodhur në Evropë, SHBA a në Shqipëri. Ishin skena të pritshme të një popullate kaq të madhe. Nuk duket që ky variant do të jetë dominant. Nga OBSH quhet variant interesi, dhe jo shqetësimi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë