Epidemiologu Ilir Alimehmeti dha lajmin e mirë se të gjithë indikatorët flasin për një lirim të masave anti-COVID.

 

Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Aleksandër Furxhi, Alimehmeti deklaroi se shifrat janë në rënie të qëndrueshme dhe ka vend për të “marrë frymë” më lirshëm.

 

Numri i atyre që e kanë kaluar është goxha më i lartë se numri i atyre që kemi arritur të gjejmë. E kemi shumë të qartë që nëse flasim vetëm për atë shifër aty, kemi vetëm 5% të popullatës. Personat që e kanë kaluar janë shumë më shumë sesa një ndër 20, një numër shumë i rëndësishëm e ka kaluar virusin. Këtu shtohet edhe pesha e vaksinimit dhe fakti që po shkojmë drejt stinës së verës. Duke i mbledhur të tre komponentët bashkë, ja ku jemi me këtë rënie të pritshme. Asnjë efekt nuk u vu re as gjatë fushatës zgjedhore dhe kjo na tregon se përqindja e atyre që e kanë kaluar, është me të vërtet e rëndësishme. Të gjitha shifrat, jo vetëm që janë shumë të ulëta, janë në rënie të qëndrueshme, të vazhdueshme, prej dy muajsh. Nuk është diçka sporadike, në spitale kemi vetëm 57 vetë. Jemi në zbritje të kurbës. Është absolutisht vendi për lirim masash.”

 

Pavarësisht kësaj, epidemiologu tha se qytetarët nuk duhet të harrojnë të bëjnë kujdes, duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur higjienën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *